Lajme

Policia i zë dy persona me marihuanë te kampusi i Universitetit të Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 09:44 | 18 November 2020

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona te kampusi i Universitetit të Prishtinës pasi të njëjtit posedonin 129,4 gramë marihuanë.

Rasti ka ndodhur të martën në orën 17:00 ndërsa sipas policisë dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, shkruan Gazeta inFokus.

“POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE

-Advertisement-

Korpusi Universitar Prishtinë 17.11.2020 – 17:00. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k, pasi që gjatë kontrollimit të tyre janë gjetur dhe janë konfiskuar 129.4 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, një telefon mobil dhe 80 euro para të gatshme. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera