Lajme

Policia i sekuestron një sasi të madhe kanabis 27 vjeçarit në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 12:06 | 26 November 2020

Gjatë ditës së mërkure në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, është arrestuar një 27 vjeçar me inicialet K.K, pasi që kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme të substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis (marihuana), shkruan Gazeta inFokus.

Lajmin për Gazeten inFokus që i dyshuari është arrestuar e ka konfirmuar, Agron Borovci, zëdhënës i Policisë Rajonale në Prishtinë.

“Me datë 25.11.2020 rreth orës 21:30, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë policia mbështetur mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm si rezultat i një pune hetimore paraprake, ka kryer një kontroll personi ndaj një të dyshuari me ç’ rast ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme të substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis (marihuana).
I dyshuari K. K, mashkull 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është arrestuar dhe me rekomandimin e prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.
Ndaj tij policia ka iniciuar një hetim për posedim të paautorizuar të substancave narkotike, psikotrope ose analoge”, ka deklaruar Borovci./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera