Lajme

Policia i kap dy hajnat që ia vodhën veturën mërgimtarit në Istog

Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 25 January 2024

Policia e Kosovës i ka arrestuar të mërkurën dy hajna të dyshuar për vjedhjen e një veture në fshatin Lubozhdë të Istogut.

Dy të dyshuarit, M.H., 23-vjeç dhe K.V., 21 vjeç, dyshohet se e thyen derën e garazhës dhe ia vodhën veturën një mërgimtari.

Vetura ishte e markës Volkswagen, tha policia.

-Advertisement-

Pas arrestimit të dy të dyshuarve, policia e konfiskoi veturën e vjedhur dhe ia ktheu atë pronarit.

“Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe ka kryer shikimin e vendit ngjarjes. Pas një pune intensive të hetuesve me datë 24. 01. 2024 janë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit: M. H. i lindur 2000 dhe K. V. i lindur 2002. Vetura e vjedhur është konfiskuar dhe i është kthyer pronarit”, tha policia në një njoftim të enjten.

Pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër tё prokurorit dy të dyshuarit janë ndaluar për 48- orë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera