Lajme

Policia i kap duke vjedhur dy persona

Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 22 January 2020

K.I, 23 vjeçar dhe një i mitur 17 vjeçar janë arrestuar nga policia në Ferizaj, pasi që të njëjtit janë kryer vjedhje të rënda në këtë qytet.

Këta dy persona të cilët janë shtetas të Shqiperisë kanë hyrë më forcë në një kioskë për të vjedhur mirëpo Policia i ka kapur në flagrancë, shkruan Gazeta inFokus.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 02:55 minuta në Ferizaj në rrugën “Dëshmorët e Kombit” ku të dyshuarit K.I., 23 vjeç dhe i mituri 17 vjeç, që të dy shtetas të Shqipërisë me forcë kanë hyrë në një kioskë për të vjedhur dhe janë arrestuar nga polica”, thuhet në komunikatën e Policisë.

-Advertisement-

Të dyshuarit në prezencë të avokatëve kanë pranuar në tërësi veprën e kryer dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarve është shqiptuar masa e ndalimit policor për 24 orë dhe pas kompletimit të lëndës, rasti procedohet me procedurë të shpejtë në Gjykatë.

Personi i mitur gjithashtu është i dyshuar se me datë 13 janar të këtij viti ka kryer edhe një rast vjedhje e rëndë në një lokal në Ferizaj, ku janë vjedhur një sasi e cigareve me vlerë 400 euro, 20 euro para të gatshme dhe mbushje telefoni në vlerë 15 euro./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera