Lajme

Policia i gjen marihuanë në shtëpi, arreston të dyshuarin

Autori: Gazeta inFokus 11:17 | 14 October 2020

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar në Gjilan, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe janë konfiskuar pesë qese me substancë të dyshuar narkotike, të llojit marihuanë më peshë prej 3.2 gramë.

Sipas raportit 24 orësh, ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 13:00.

“Gjilan 13.10.2020 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe janë konfiskuar pesë qese me substancë të dyshuar narkotike, të llojit marihuanë me peshë prej 3.2 gramë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera