Lajme

Policia i gjen 75 qese me drogë në çantë, arrestohet vushtrriasi

Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 06 May 2022

Një person është arrestuar të enjten në Vushtrri pasi që në çantën e tij policia kishte gjetur 75 qese me substancë narkotike, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka njoftuar se substanca e sekuestruar është e llojit marihuanë me peshë 66.1 gram.

Përveç substancave narkotike, policia i ka sekuestruar një iphone, para të gatshme dhe një sprej.

-Advertisement-

Lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera