Lajme

Policia i bllokon 11 mjete lundruese nga Saranda deri në Durrës

Autori: Gazeta inFokus 22:49 | 28 August 2023

Policia e Shtetit në Shqipëri ka bërë të ditur se janë bllokuar 11 mjete të tjera lundruese, nga Saranda në Durrës si rezultat i kontrolleve nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare, gjatë fundjavës.

8 mjete lundruese janë bllokuar nga Policia Kufitare e qarkut Vlorë, ndërsa 3 mjete lundruese janë bllokuar nga Policia Kufitare e qarkut Durrës.

Mjetet e bllokuara: 7 jet ski, 2 gomone, 1 skaf dhe 1 varkë.

-Advertisement-

Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete, me qëllim që ata dhe pushuesit e tjerë të jenë të sigurt dhe të qetë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera