Fokus

Policia i bënë për spital banorët e Bitisë në Shtërpcë, pësojnë edhe fëmijët (VIDEO)

Autori: Doresa Geci 15:41 | 08 October 2019

Policia e Kosovës i ka bërë për spital të martën banorët e fshatit Biti e ulët në komunën e Shtërpcës. Krejt kjo për shkak se banorët shqiptar e serb të këtij fshati po kundërshtojnë ndërtimin e hidrocentralit në lumin Lepenc.

Gazeta inFokus ka siguruar video dhe fotografi ekskluzive nga momenti i ndërhyrjes së policisë, kiu si pasojë e gazit lotsjellës pësuan shumë banorë, përfshirë edhe fëmijët.


Banorët i kanë thënë gazetës inFokus se fëmijët 5 muajsh kanë marrë lëndime nga gazi lotsjellës dhe aktualisht po trajtohen në qendrën spitalore në Shtërpcë.

-Advertisement-

Një pjesë tjetër e banorëve serb e shqiptarë janë duke u trajtuar për shkak të lëndimeve që kanë marrë derisa po mbronin pronat në afërsi të lumit ku do të ndërtohet hidrocentrali.
Sipas të dhënave të para mbi 30 banorë janë dërguar në Qendrën Mjekësore për shkak të dhunës që ka ushtruar Policia mbi ta.

Agron Rushit banorë i kësaj pjesë të Kosovës ka folur për situatën në këtë pjesë.
“Gjysma e protestueseve kanë ardh në ambulance situata është katastrof, të lendum ka më shumë 30 veta, fëmije 5 javësh i kanë gjuajtur më gazë lotësjellës”, ka thënë Rushiti për gazetën inFokus.
Në momentin kur po fliste për Gazetën inFokus, ai po trajtohej në ambulanten për shkake të keqësimit të gjendjes shëndetësore.

Sipas banorëve, policia ka ndërhyrë pasi ata kanë refuzuar të tërhiqen nga zona ku do të ndërtohet hidrocentrali.

Ndërtimet që po bëhen në lumin Lepenc, kanë ndikuar edhe në prishjen e shtratit të tij. Banorëve të Bitisë kjo ua ka vështirësuar punën në pronat e tyre. Ata thonë që futja në gypa e lumit, ua ka pamundësuar edhe ujitjen e tokave bujqësore./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera