Lajme

Policia heton një “rrjet të gjerë terrorist” në Britani

Autori: Gazeta inFokus 08:39 | 25 May 2017

Policia britanike vazhdon kërkimet për bashkëpunëtorë të mundshëm të sulmuesit vetëvrasës në Mançester.

“Po hetojmë një rrjet të gjerë terrorist në Britani”, thanë autoritetet.

Shtatë njerëz u arrestuan deri më tash, ndërsa një prej tyre u lirua sot.

-Advertisement-

Sulmi, të hënën mbrëma, në një sallë koncertesh në Mançester, la 22 persona të vrarë dhe 59 të plagosur.

Policia e identifikoi sulmuesin si Salman Abedi, me prejardhje nga Libia.

Autoritetet rritën nivelin e kërcënimit terrorist në pikën “kritike”, që do të thotë se sulme të tjera mund të ndodhin shpejt

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera