Lajme

Policia hap rast për dy raste të vdekjes në Klinë dhe Istog

Autori: Gazeta inFokus 10:17 | 22 May 2023

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të vdekjes, një në Istog dhe një në Klinë, shkruan Gazeta Infokus.

Të dielën një grua nga Istogu kishte ka kërkuar ndihmë mjekësore për një burrë, i cili sipas policisë kishte qenë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e tij.

-Advertisement-

“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësia policore si dhe një autoambulancë. Nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia.

Ndërsa në Klinë raportohet  se viktima mashkull kosovar nga familjarët e tij ishte dërguar për tretman mjekësor me ç’rast nga mjeku është konstatuar se ai kishte ndërruar jetë.

“Njësitë policore janë duke e hetuar rastin, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera