Lajme

Policia gjobiti mbi dy mijë qytetarë për një ditë në Kosovë, ja sa aksidente kanë ndodhur

Autori: Gazeta inFokus 09:59 | 16 November 2022

Për një ditë në Kosovë, policia ka gjobitur 1 mijë e 924 qytetarë të cilët nuk kanë respektuar ligjin në trafik, shkruan Gazeta Infokus.

Po ashtu në këtë ditë, kanë ndodhur 40 aksidente trafiku ku prej tyre 14 aksidente kanë ndodhur me të lënduar si dhe 26 aksidente të tjera kanë ndodhur me dëme materiale.

Në këto 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka arrestuar 31 persona, 20 te tjerë janë dërguar në mbajtje si dhe 3 persona janë dërguar në vuajtje të dënimit./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera