Lajme

Policia gjobit me 300 euro shoferin në Vushtrri

Autori: Gazeta inFokus 17:31 | 11 July 2022

Sot në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, pëkatësisht në Vushtrri, Policia ka identifikuar një shofer, i cili ka qenë duke lëvizur me dyfishin e shpejtësisë së lejuar në atë zonë.

Sipas Policisë, i njëjti është gjobitur me 300 euro dhe i është ndaluar vozitja për 6 muaj.

Njoftimi i plotë:

-Advertisement-

Drejtuesit të automjetit që zhvilloj shpejtësi dyfish më të lartë se sa shpejtësia e lejuar i shqiptohet gjobë dhe i ndalohet drejtimi i automjetit e territorin e Republikës së Kosovës

Vushtrri, 11 Korrik 2022

Sot, me datë 11 Korrik 2022, gjatë realizmit të detyrave dhe kontrollit të trafikut në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë përkatësisht në Vushtrri, një njësi e Stacionit Policor Vushtrri përmes radarit me laser ka identifikuar një automjet i cili në segmentin e rrugës ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h, ishte duke lëvizur me shpejtësi prej 84 km/h.

Ndaj drejtuesit të mjetit është shqiptuar gjoba prej 300 euro si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit të automjetit në territorin e Republikës së Kosovës për gjashtë (6) muaj pasi që drejtuesi i automjetit është shtetas i Republikës së Serbisë. Gjoba dhe masa mbrojtëse janë shqiptuar në bazë të dispozitave të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera