Lajme

Policia gjobit mbi 1000 persona gjatë 24 orëve

Autori: Gazeta inFokus 10:15 | 03 November 2021

Gjatë 24 orëve të fundit, policia e Kosovës ka gjobitur persona të cilët nuk kanë respektuar ligjin, shkruan Gazeta Infokus.

Më saktësisht janë gjobitur 1 723 persona që nuk kanë respektuar ligjin në trafik, kanë ndodhur 20 aksidente me të lënduar, si dhe 60 aksidente të tjera kanë ndodhur me dëme materiale.

Ndërsa janë dënuar edhe 311 persona për mosrespektimin e masave që parasheh ndalimin dhe luftimin e Covid-19, janë arrestuar 36 persona, 31 te tjerë janë në mbajtje si dhe 2 persona të tjerë janë në vuajtje të dënimit./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera