Policia gjobit dy shoferë, që kishin vozitur mbi 200 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h
Autori: Gazeta inFokus 14:22 | 27 March 2023
Policia ka njoftuar se dje në rrugën Prishtinë- Pejë, në fshatin Kijevë, me anë të laserit për matjen e shpejtësisë kanë identifikuar dy automjete, ngasësit e të cilave në këtë segment rruge ku kufizimi i shpejtësisë është 100km/h zhvillonin shpejtësi prej 218km/h dhe 226km/h.
Ata janë gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe i është ndaluar vozitja për 3 muaj.
Komunikata e plotë:
Drejtuesve të automjeteve që zhvilluan shpejtësi dyfish më të lartë se sa shpejtësia e lejuar iu shqiptohet gjobë dhe iu ndalohet drejtimi i automjetit në territorin e Republikës së Kosovës
Gjakovë, 27.03.2023
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, gjatë realizimit të detyrave dhe kontrollit të trafikut në rrugën Pejë-Prishtinë në fshatin Kijevë, me datën 26.03.2023, me anë të laserit për matjen e shpejtësisë kanë identifikuar dy automjete, ngasësit e të cilave në këtë segment rruge ku kufizimi i shpejtësisë është 100km/h zhvillonin shpejtësi prej 218km/h, respektivisht 226km/h.
Bazuar në dispozitat e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, ndaj dy drejtuesve të automjeteve janë shqiptuar gjoba prej 300 euro, 3 pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit të automjetit në territorin e Republikës së Kosovës për tre (3) muaj.
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor do të vazhdojë me marrjen e masave preventive dhe ndëshkuese në vazhdimësi ndaj shkelësve të ligjit në trafikun rrugor.
Drejtoria Rajonale e Policisë-Gjakovë apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e lëvizjes dhe rregullat e komunikacionit rrugor, në mënyrë që të jenë kontribuues aktivë në rritjen e sigurisë në rrugë.
Të tjera
-
Haradinaj bën homazhe në Reçak bashkë me partnerët e koalicionit
Kryetari i AAK-së, njëherësh kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj, bas...
-
Ekspozoi ạrmë në rrjete sociale, arrestohet
Policia e Kosovës të martën ka arrestuar një person në Podujevë për shkak se ...
-
Një grua nga Prishtina raporton se bashkëshorti që gjendet jashtë shtetit i dërgoi mesazh kërcënụes, nisin hetimet
Një grua nga Prishtina ka raportuar në Polici se ka pranuar një mesazh me për...
-
Qytetarët vizitojnë Reçakun në 26-vjetorin e masạkrës
Numër i madh i qytetarëve po bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak. N...
-
1 mijë e 962 tiketa trafiku u shqiptuan brenda 24 orëve në Kosovë
Një mijë e 962 tiketa trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve. Kështu ka bë...
-
Zyra e BE-së: Drejtësia dhe përgjegjësia për krimet në Reçak mbeten të vonuara
Në 26 vjetorin e masakrës së Reçakut, Bashkimi Evropian në Kosovë thotë se dr...
-
Aksioni i Policisë së Kosovës, mbyllen institucionet paralele serbe në dhjetë komuna
Policia e Kosovës ka nisur një aksion të gjerë mëngjesin e sotëm. Aksioni ...
-
Qëllohet me ạrmë një person pasi kaloi kufirin Shqipëri-Kosovë, nisin hetimet
Një shtetas i Shqipërisë ka kërkuar trajtim mjekësor pasi që i njëjti ka dekl...
-
Policia e Kosovës nis operacion të gjerë në disa rajone të Kosovës
Policia e Kosovës njofton se sot në orët e hershme të mëngjesit, në bashkëpun...
-
Vrạsja e Liridona Ademajt, sot ngritet aktakuza
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinë Zejnullah Gashi, ka njoftu...
-
Dervishaj: Këtë tubim në Kijevë nuk do e harrojë asnjëherë
Kandidati për deputet nga diaspora me numër 77 nga Partia Demokratike e Kosov...
-
Refuzoi t’i dorëzohet policisë, arrestohet i dyshuari për gjuajtje me ạrmë në Pejë
Te martën, policia nё Pejё ka arrestuar një person i cili ka shtënë me armë z...