Rajoni dhe Bota

Policia gjermane përleshet me protestuesit për masat anti-COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 19 November 2020

Policia gjermane përdori topa uji the gaz lotsjellës për të shpërndarë mijëra protestues që janë kundër masave të reja ligjore për zbatimin e kufizimeve në kohë pandemie.

Masat u miratuan të mërkurën përkundër protestave. Protestuesit në Berlin hodhën shishe ndaj policisë dhe ndezën bomba tymi. Policia arrestoi disa protestues ndërsa hidhnin ujë dhe u kërkonin turmave me altoparlant të shpërndaheshin.

Policia tha se kishte arrestuar 190 persona. Nëntë policë u plagosën. Demonstruesit, përfshirë disa radikalë të ekstremit të djathtë, kundërshtuan legjislacionin që ka për qëllim frenimin e kontakteve shoqërore, rregulla të reja për mbajtjen e maskave, ndalimin e konsumit të alkoolit në publik dhe mbylljen e dyqaneve.

-Advertisement-

Protestuesit, duke fishkëllyer dhe duke goditur tiganë që mbanin në duar, nuk mbanin distancën e kërkuar fizike dhe as nuk kishin maska në fytyrë. Disa mbanin parulla si “Ndal gënjeshtrën pandemike të koronavirusit” dhe “Jo vaksinimeve të detyruara”. Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, i tha parlamentit se askush nuk do të detyrohej të vaksinohej dhe përshkroi pandeminë si një “fenomen një herë në një shekull”./REL

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera