Policia: Gjendja në veri i është kthyer normalitetit
Autori: Gazeta inFokus
08:02 | 03 October 2021
Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka thënë se rrugët në drejtim të pikave kufitare Jarinje dhe Bërnjak janë liruar për qarkullim dhe se gjendja i është kthyer normalitetit.
“Gjendja e sigurisë në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, pas largimit të pengesave, lirimit të rrugëve për qarkullim dhe lëvizje të lirë i është kthyer normalitetit, përderisa njësitet policore patrulluese përfshirë ato kufitare vazhdojnë me realizimin e detyrave dhe përgjegjësive ligjore”, thuhet në njoftim.
Të shtunën, më 2 tetor, janë zhbllokuar dy pikat kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak, të cilat lidhin Kosovën dhe Serbinë.
Pjesëtarët e KFOR-it e kanë marrë kontrollin në këto dy lokacione.
Këto dy pika kufitare janë bllokuar nga serbët lokalë prej 20 shtatorit, kur Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të zbatojë masën e reciprocitetit në targat e makinave të regjistruara në Serbi.
Por, delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, kanë arritur pajtueshmëri më 30 shtator për çështjen e targave dhe zhbllokimin e veriut.
Në një komunikatë për media, KFOR-i ka thënë se, nga kjo fundjavë e deri në dy javët e ardhshme, ky mision do të jetë prezent në këtë zonë, në përputhje me mandatin që ka.
Ushtarët e NATO -s patrullojnë pranë kufirit midis Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë më 2 tetor 2021.
Policia e Kosovës tha se në orët e mbrëmjes të së shtunës (2 tetor) ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, vizituan zyrtarët policorë në kampin Belvedere, të cilët ishin në detyrë në pjesën veriore të Kosovës.
“Ata kërkuan nga të njëjtit që të vazhdojnë punën dhe detyrat e tyre policore në shërbim të vendit dhe qytetarëve në mënyrë profesionale, ashtu siç është dëshmuar gjatë këtyre trembëdhjetë (13) ditëve, duke mos rënë pre e asnjë provokimi të kryer në forma të ndryshme nga ana e protestuesve”, thuhet në njoftim.
Më vonë, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ministri Sveçla tha se “Policia e Kosovës, dëshmoi se është polici profesionale dhe e gatshme të mbrojë sovranitetin e shtetit dhe ofrojë rend dhe siguri anë e mbanë, pa dallim”.
Të shtunën u plotësua pika e parë e marrëveshjes për zgjidhjes e situatës së fundit në veri.
Në marrëveshjen e arritur në Bruksel parashihet zbatimi edhe i dy pikave tjera. Njëra parasheh që palët duke filluar nga 4 tetori, të nisin së zbatuari përkohësisht regjimi i letrave ngjitëse, në vend të heqjes së targave të makinave të regjistruara në Kosovë dhe Serbi, deri në gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme.
Ndërkaq, pika e fundit parasheh që më 21 tetor të nisë punën një ekip i përbërë nga zyrtarë të Bashkimit Evropian, Prishtinës dhe Beogradit për të gjetur një zgjidhje të përhershme. Brenda gjashtë muajve, prej nisjes së takimit të parë, i ashtuquajturi Grup Punues, do të prezantojë gjetjet për një zgjidhje të përhershme në formatin e dialogut të nivelit të lartë. /REL/

T� tjera
-
Skandal në Bruksel: Kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” interpretohet në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së
Një ngjarje skandaloze është shënuar në Bruksel, në prag të edicionit të dytë...
-
Mbi 5,200 fluturime të prekura në SHBA për të tretën ditë radhazi, pritet rikthimi në normalitet të hënën
Ndërprerjet në trafikun ajror në Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar për të tre...
-
Islami: Lista Studentore, në vazhdën e politikës së Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës
Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, ka vlerësuar se takimi i përf...
-
Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë
Aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut në Serbi, Natasha Kandiq, ka rea...
-
Zelensky u bën thirrje SHBA-së dhe Muskut të heqin kufizimet e Starlink-ut dhe të rreshtohen në “anën e duhur të historisë”
Një shërbim thelbësor amerikan i internetit përmes satelitit vazhdon të funks...
-
Kurti bën bilancin e një jave jashtë shtetit, në Francë e Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Elysse…
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Jensen Huang dha dorëheqjen pas aferës me spiunen kineze, Sekretari amerikan i Thesarit: Nvidia duhet të dalë jashtë kompanisë për CEO-n e ri
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, tha të dielën se Nvidia duhet...
-
E rëndë, edhe djali i viktimës nga Peja në gjendje kritike për jetën
Aksidenti tragjik në magjistralen Rozhajë–Beranë të Malit të Zi, ku humbi jet...
-
Publikohet fotoja e 47-vjeçarit nga Kosova që humbi jetën në aksidentin në Mal të Zi, i ndjeri ishte polic kufitar
Një shtetas i Kosovës, i moshës 47-vjeçare, ka humbur jetën si pasojë e një a...
-
Vranët, shi por edhe diell me temperatura maksimale deri në 20 gradë, moti gjatë javës që po hyjmë
Temperaturat në Kosovë gjatë javës së ardhshme do të arrijnë deri në 20 gradë...
-
Haxhiu nesër në Bruksel, në Konferencën Botërore për e-Parlamentin
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të udhëtojë të hënën dre...
-
Akuza për falsifikim dokumentesh, rasti i Luiz Ejllit shqyrtohet në Gjykatën e Lartë në Tiranë më 24 nëntor
Edhe pse një vit më parë u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Apelit, fati ligj...


































