Lajme

Policia gjen një lepur të vrarë e pushkë gjuetie në veturën me tre persona

Autori: Gazeta inFokus 10:33 | 27 September 2020

Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit në një veturë në të cilën kanë qenë tre persona, kanë hasur në një lepur të vrarë dhe një pushkë gjuetie

Rasti ka ndodhur në fshatin Gorancë të Hanit të Elezit, mbrëmjen e së premtes.

“Njësiti policor ka ndaluar një veturë në të cilën ishin tre persona meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit në veturë kanë hasur një lepur të vrarë si dhe një pushkë gjuetie me afat të skaduar”, ka njoftuar policia.

-Advertisement-

Me urdhër të prokurorit arma me shtatëmbëdhjetë (17) fishekë dhe lepuri janë konfiskuar, ndërsa rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera