Lajme

Policia gjen në Suharekë personin e zhdukur nga Shtërpca

Autori: Gazeta inFokus 23:33 | 15 May 2023

Policia Rajonale e Kosovës njofton se është gjetur personin i zhdukur nga fshati Biti e Epërme, komuna Shtërpcë, 29 vjeçarin Goran Kociç nga fshati Biti e Epërme, komuna Shtërpcë.

“Që nga dita e raportimit, ekipet e policisë në bashkëpunim të ngushtë me familjarët e tij, banorë të zonës, Ekipet e Kërkim Shpëtimit të Gardës Kombëtare nga Forca e Sigurisë dhe ekipe civile nga “Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës” ishin në kërkim të personit të zhdukur.”, njofton Policia.

Sipas njoftimit të Policisë, Kociç është gjetur në Suharekë i cili është dërguar nga Policia në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Suharekë.

-Advertisement-

“Ndërsa, sonte rreth orës 21:00, i njëjti është gjetur në rajonin e Suharekës, i cili fillimisht nga policia është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Suharekë dhe sipas mjekëve kujdestarë gjendja e tij shëndetësore është e mirë, nuk ka lëndime.“, thuhet në komunikatën e Policisë.

Siç njofton Policia personi i gjetur i është dorëzuar familjes ndërsa për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori i rastit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Komunikata e plotë:

Përfundon kërkimi i personit të zhdukur nga Shtërpca

Me datë 12.05.2023, rreth orës 07:50 policia e stacionit në Shtërpcë kishte pranuar një informacion për një person të zhdukur nga fshati Biti e Epërme, komuna Shtërpcë.

Bëhej fjalë për personin, Goran S Kociç i lindur me 25.04.1994 nga fshati Biti e Epërme, komuna Shtërpcë.

Që nga dita e raportimit, ekipet e policisë në bashkëpunim të ngushtë me familjarët e tij, banorë të zonës, Ekipet e Kërkim Shpëtimit të Gardës Kombëtare nga Forca e Sigurisë dhe ekipe civile nga “Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës” ishin në kërkim të personit të zhdukur.

Ndërsa, sonte rreth orës 21:00, i njëjti është gjetur në rajonin e Suharekës, i cili fillimisht nga policia është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Suharekë dhe sipas mjekëve kujdestarë gjendja e tij shëndetësore është e mirë, nuk ka lëndime.

Për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori i rastit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.
Personi i gjetur i dorëzohet familjes së tij.

Policia Rajonale e Ferizajt i falenderon ekipet e kërkim shpëtimit nga Forca e Sigurisë , “Shërbimin e Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës”, policët e stacionit në Suharekë, e në veçanti qytetarët që ndihmuan për gjetjen e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera