Lajme

Policia gjen 270 kilogram mish pule në veturën me targa të Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 29 September 2020

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë patrullimit ka ndaluar një veturë me targa serbe në të cilën ka gjetur 270 kilogram mish pule dhe 48 kanaqe pije energjike.

Përveç këtyre Policia në veturë ka gjetur edhe 1 kg duhan refuz dhe dy shteka me cigare, shkruan Gazeta inFokus.

“Fsh. Rogoqicë. Kamenicë, 28.09.2020-0:15. Njësiti policor gjatë patrullimit ka ndaluar veturën me targa të Serbisë. Gjatë kontrollit të automjetit është konstatuar se kishte pas të ngarkuara mallra të ndryshme:  270 kg mish i pulës, 48 kanaqe pije energjike, 1 kg duhan refuz dhe dy shteka me cigare. Në konsultim me prokurorin mallrat dhe vetura e të dyshuarit janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor, i dyshuari është liruar.”, njofton Policia e Kosovës./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera