Lajme

Policia gjatë një bastisje në Leposaviq gjenë narkotik, ar*më zjarri dhe municion

Autori: Gazeta inFokus 19:25 | 13 May 2024

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik gjatë një bastisje në Mitrovicën e Veriut ka gjetur narkotik, armë zjarri dhe municion.

I dyshuari nuk është hasur në shtëpi gjatë bastisjes por i njëjti është në kërkim nga Policia e Kosovës.

“Me datë 13.05.2024 DHTN në fshatin Zamenicë, Komuna e Leposaviqit ka realizuar një bastisje të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të personit të dyshuar mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: Gjashtë qese me sasi të substancës së dyshuar të llojit marihuanë me peshë rreth 2600 gram, një pushkë gjuetie dy tytëshe me 26 fishekë, katër karikatorë të armës së gjatë AK-47 me gjithsej 23 fishekë dhe dhe një radiolidhje”, njofton Policia e Kosovës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera