Lajme

Policia gjatë këtij viti ka arrestuar mbi 700 persona të dyshuar për përdorim dhe shitje të substancave narkotike

Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 13 December 2021

Substancat narkotike kanë shënuar rritje të përdorimit gjatë vitit 2021.

Sipas statistikave të policisë vetëm në këtë vit janë 905 të dyshuar që janë marrë me substanca narkotike, ku prej tyre 704 janë arrestuar, ndërsa në arrati ndodhen të tjerët.

E prej kësaj shifre numër më i madh i të dyshuarve janë të gjinisë mashkullore, derisa janë vetëm 21 vajza.

-Advertisement-

Në krahasim me vitin që e kemi lënë pas ku është gjetur vetëm një laborator droge, këtë vit policia ka gjetur dy të tilla me bimë të kanabisit në Regjionin e Prishtinës, raporton frontonline.

Ndërsa, më së shumti sipas policisë është konfiskuar lloji i tipit marihuanë.

“Gjatë vitit 2020 ka qenë 1 laboratorë për kultivim të bimëve kanabis sativa i gjetur në Regjionin e Gjakovës. Gjatë vitit 2021 kanë qenë 2 laboratorë të zbuluar lidhur me kultivim të bimës kanabis sativa dhe të dyja kanë qenë në Regjionin e Prishtinës. Numrin më të madh të rasteve e ka pasur regjioni i Prishtinës ndërsa sasinë më të madhe të konfiskimit të substancës narkotike marihuanë ka qenë po ashtu nga Regjioni i Prishtinës”, thuhet nga PK.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera