Lajme

Policia flet për sulmin ndaj Parim Ollurit

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 17 August 2017

Drejtori i Gazetës Insajderi, Parim Olluri, mbrëmë është sulmuar fizikisht nga disa persona të panjohur para banesës së tij rreth orës 22:00.

Policia ka bërë të ditur se informacionin për sulm ndaj Ollurit e ka marrë rreth orës 22:00.

“Raportohet se persona të panjohur kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime trupore. I njëjti ka pranuar trajtim të nevojshëm mjekësor. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet shkurtimisht në njoftimin e policisë.

-Advertisement-

Olluri në kohën e sulmit ka qenë bashkë me të fejuarën e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera