Lajme

Policia e Shkupit merr në pyetje edhe disa të dyshuar në natën e dhunshme të 27 prillit

Autori: Gazeta inFokus 15:07 | 11 May 2017

Policia dje në stacion ka marrë në pyetje edhe disa persona tjerë të cilët kanë marrë pjesë në sulmin e 27 prillit ndaj Kuvendit të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Personi A.J. (57) dhe A.K. nga Shkupi kanë kryer vepra që përmbajnë elemente të veprës penale. A.J. është marrë në pyetje më 4 maj dhe më pas është liruar, ndërsa A.K. ende nuk është marrë pyetje.

Poashtu SPB në bashkëpunim me PTHP-në Shkup ka marrë në pyetje edhe personat N.V. (39), V.K. (53) dhe K.D. (25), të gjithë nga Shkupi, poashtu të dyshuar si pjesëmarrës në dhunë në natën e 27 prillit. /Telegrafi/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera