Lajme

Policia “e shashtirsë denim” shoferin që ngiste me 257 km/h

Autori: Islam Morina 16:55 | 28 January 2022

Policia e Kosovës ka bërë me dije se ka shqiptuar gjobë prej 300 euro dhe tri pikë negative dhe ndalim ngasje për tre muaj, për shkak se ai ka ngarë veturën me shpejtësi 257 km/h, në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Në këtë autostradë shpejtësia e lejuar është 120 km/h, por nuk janë të rralla rastet kur shoferët ngasin shumë më shumë se shpejtësia e lejuar, shkruan Gazeta Infokus.

Policia këtë masë gjobitëse e ka shqiptuar duke u bazuar në video incizimet të publikuara në rrjete sociale.

-Advertisement-

“Duke u bazuar në video incizimet e publikuara në rrjete sociale ku shihet shoferi duke drejtuar automjetin në Autoudhën “Ibrahim Rugova”(Mazgit drejtimi Veternik) me shpejtësi 257 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h.

Është arritur që të identifikohet shoferi, ku sot me date 28.01.2022 i njëjti ka pranuar kundërvajtjen dhe në prezencën e tij është shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje sipas Ligjit 05/L-088 për rregullat e trafikut rrugor, neni 56 pika 2, (gjobë 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik)”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera