Lajme

Policia e serbe nuk e lejon Hivzi Islamin ta kalojë kufirin

Autori: Gazeta inFokus 14:47 | 08 August 2018

Policia kufitare e Serbisë, nuk ia ka lejuar Hivzi Islamit, ish-kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, që ta kalojë vendkalimin kufitar Muçibabë/Buhiq.

Islami bashkë me familjen ishin duke shkuar tek të afërmit e tyre në Preshevë. Familjarët e tij u lejuan ta kalojnë kufirin, por jo edhe vet ai.

Atij nuk i janë dhënë shpjegime për këtë veprim.

-Advertisement-

Sipas një komunikate të ASHAK’ut, Islami më herët ka udhëtuar për në Preshevë e Bujanoc pa asnjë problem. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera