Lajme

Policia e prangos drejtorin e një kompanie, dyshohet se përdori dokumente të falsifikuara

Autori: Gazeta inFokus 18:53 | 25 October 2021

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Prishtinë, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, sot kanë arrestuar një person të dyshuar me iniciale (L.B.)

I dyshuari në pozitën e drejtorit të një kompanie, në ofertën e kompanisë ka përdorur dokumentacione të falsifikuara në aktivitetin e prokurimit të zhvilluar nga një komunë me datë 05.05.2021.

Po ashtu gjatë ndërmarrjes se veprimeve hetimore janë siguruar dëshmi se i dyshuari ka përdorur dokumentacion të falsifikuar edhe në aktivitetet e prokurimit të zhvilluara në disa komuna dhe një institucion tjetër.

-Advertisement-

Me këto veprime i  lartcekuri dyshohet se ka kryer vepër penale “Keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik” nga neni 415 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndaj të dyshuarit pas intervistimit, Prokurori i Shtetit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nxjerrë aktvendim për ndalim për 48 orë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera