Lajme

Policia e Malit të Zi: Vrasësit e policit pretendojnë se janë nga Kosova

Autori: Gazeta inFokus 13:08 | 16 December 2019

Të dyshuarit për vrasjen e oficerit të policisë së Malit të Zi Milutin Lekoviq pretendojnë se janë nga Kosova dhe policia është në pritje të konfirmimit zyrtar të identitetit të tyre, shkruan gazeta Vijesti me qendër në Podgoricë.

Pritet që ato të sillen në seancë sot, me urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm.

Polici kufitar malazez Milutin Lekoviq, 41-vjeç, u vra dje në Igalo gjatë një detyre pune, ka vdekur në një spital në Risan, dhe tre persona të cilët thonë se janë nga Kosova janë arrestuar lidhur me rastin.

-Advertisement-

Polici kufitar u godit në kokë nga një armë zjarri, e cila dyshohet se ishte gjuajtur nga ulësja e pasme e një makine zyrtare nga njëri prej tre personave të ndaluar.

Të dyshuarit ikën pas të shtënave, në përpjekje për të kapërcyer kufirin, por u arrestuan rreth orës 17:00 në fushën e Sutorin.

Një burrë dhe një grua, të cilët ishin në shoqëri me sulmuesin, u arrestuan gjithashtu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera