Lajme

Policia e Kosovës vë në funksion dronin për verifikimin e kundërvajtjeve në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 12:08 | 03 March 2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke vazhduar aktivitetet e saj me dron në Ferizaj, shkruan Gazeta Infokus.

Gjithashtu është bërë e ditur se ky aksion i cili ka për qëllim identifikimin e kundërvajtjeve të ndryshme në komunikacion do të vazhdojë gjatë gjithë muajit mars në rrugët lokale dhe rajonale të Ferizajt.

“Aksioni i policisë ka për qëllim identifikimin e kundërvajtjeve të ndryshëm në komunikacion, me theks të veçantë kundërvajtjet si : tejkalimi në vijë të plotë, kyçjet e pasigurta në rrugë, tejkalimin e shpejtësisë , përdorimi i telefonit , mos përdorimi i rripit të sigurisë dhe kundërvajtje tjera që, shoferët me veprime të tilla mund të shkaktojnë aksidente në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

-Advertisement-

Gjithashtu, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, fton qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet tutje në njoftimin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera