Lajme

Policia e Kosovës uron nxënësit për fillimin e gjysmë vjetorit të dytë: Apel shoferëve të kenë kujdes të shtuar

Autori: Gazeta inFokus 18:20 | 12 January 2020

Policia e Kosovës me rastin e fillimit të gjysmë vjetorti të dytë ka uruar nxënësit për këtë fillim të ri e me këtë urim PK’ja ka bërë apel tek shoferët që të vozisin me kujdes të shtuar.

Kjo u bë e ditiur në një komunikatë për media nga ky institucion, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa nga nzënësit dhe këmbësorët, policia kërkon kujdes dhe vëmendje të shtuar./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Kjo është komunikata e plotë:

KOMUNIKATË PËR MEDIA

“Fillimi i gjysmë vjetorit të dytë të vitit shkollor 2019/2020”

Me rastin e fillimit të gjysmë vjetorit të dytë të vitit shkollor 2019/2020 në shkollat fillore dhe të mesme, Policia e Kosovës ju uron një vit të mbarë dhe të suksesshëm të gjithë nxënësve, prindërve dhe personelit arsimor, si dhe me këtë rast u bënë thirrje të gjithë pjesëmarrëseve në trafik për shtimin e kujdesit gjatë lëvizjes në rrugë.

Kjo thirrje për rritjen e sigurisë në rrugë, në radhë të parë iu drejtohet shoferëve që të kenë parasysh prezencën e nxënësve në rrugë veçanërisht në zonat afër objekteve shkollore, të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut në mënyrë që të rritet siguria për nxënës gjatë lëvizjes nga shtëpia në shkollë dhe anasjellas.


Nga nxënësit dhe këmbësorët e tjerë gjithashtu kërkohet kujdes dhe vëmendje e shtuar dhe këshillohen që mos të ecin nëpër shirita qarkullues por të ecin nëpër trotuare, ndërsa për kalimin e rrugës të shfrytëzojnë vendkalimet e shënuara për këmbësorë. 


Në ato pjesë të rrugës ku nuk ka trotuare, këmbësori duhet lëvizë pran skajit të rrugës në anën e majtë të drejtimit të lëvizjes, të mos bartin kufje në vesh dhe të jenë të kujdesshëm gjatë ecjes. 


Duke pas parasysh se ndodhemi në sezonin dimëror kur mbizotërojnë temperaturat e ulëta të cilat mund të përcjellën me reshje bore dhe ngrica në rrugë, rrjedhimisht këta faktor kanë ndikim në shtimin e aksidenteve dhe vështirësive në qarkullim.
Për siguri të fëmijëve udhëzohen prindërit që t’i shoqërojnë fëmijët e tyre të vegjël nga shtëpia deri në shkollë dhe anasjellas si dhe të kenë kujdes që veshja e fëmijëve të jetë e përshtatshme për këtë sezonë dhe të përmbaj materiale reflektuese për tu vërejtur më lehtë nga pjesëmarrësit tjerë në trafik. 


Në rast se transporti i nxënësve bëhet me automjete, të mos pengohet qarkullimi i trafikut me ndalje të parregullta në rrugë apo në hyrje-dalje të shkollave, por t’i shfrytëzojnë hapësirat e përshtatshme apo ndonjë vend parkim në afërsi të shkollës.
Policia e Kosovës do të ndërmarr masa ligjore ndaj atyre të cilët bëjnë shkelje të ligjeve dhe rregullave të trafikut dhe me veprime të tilla i rrezikojnë pjesëmarrësit apo e pengojnë qarkullimin e trafikut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera