Lajme

Policia e Kosovës thirrje ndaj qytetarëve: Mos lejoni që dasma juaj të rrezikojë

Autori: Gazeta inFokus 15:11 | 09 August 2024

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që ku kanë dasma apo ahengje të ndryshme, mos të rrezikojnë pjesëmarrësit tjerë në trafik.

Përmes një fotografie të postuar në llogarinë zyrtare në Facebook, policia kërkon që mos t’i hapni dyert e automjetit, të mos dilni me pjesë të trupit jashtë mjetit e mos të uleni në dritare-mos kërceni.

Poashtu, policia thotë mos të ndaloni dhe të vallëzoni në rrugë, e as të përdoret ndonjë mjet video-incizues nga dritaret e automjetit. /Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera