Policia e Kosovës sulmohet me armë zjarri në Liqenin e Ujmanit

Autori: Gazeta inFokus
14:21 | 06 August 2022
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësia policore e Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit (SPMK) Zubin Potok, derisa ka qenë duke vendosur një barkë patrulluese në Liqenin e Ujmanit është sulmuar me armë zjarri.
“Sot, më 06.08.2022 rreth orës 11:25, njësia policore e Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit (SPMK) Zubin Potok, derisa ka qenë duke vendosur një barkë patrulluese në Liqenin e Ujmanit është sulmuar me armë zjarri”, thuhet në njoftim.
Njësia policore ka njoftuar se në drejtim të tyre ka pasur të shtëna me armë, transmeton Klankosova.tv.
“Kanë qenë afërsisht 10 të shtëna me armë zjarri. Të shtënat kanë qenë të njëpasnjëshme, nga pjesa tjetër e liqenit dhe kanë goditur afër barkës së policisë”.
Nga këto të shtëna nuk ka persona të lënduar.
Në asistencë të njësisë policore ka shkuar Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë e Policisë Kufitare.
Policia po vazhdon të vëzhgojë terrenin dhe ta trajtojë rastin.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ofrimin e sigurisë dhe luftimin e kriminalitetit e me theks të veçantë të kontrabandës në atë zonë.

Të tjera
-
Humb një fëmijë në Gjilan, familjarët publikojnë fotografinë dhe kërkojnë ndihmë në gjetjen e tij
Një fëmijë në Komunën e Gjilanit ka humbur të dielën nga ora 15:00. Familj...
-
AKB: Ngritja e çmimit të energjisë rrit inflacionin dhe varfërinë në Kosovë
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), ka shprehur shqetësimin dhe paralajmërimi...
-
Shkrimtarja gjermane Alexandra Fröhlich gjendet e vrarë brenda shtëpisë-varkë të saj
Alexandra Fröhlich, 58 vjeç, romanet e së cilës kanë zënë vend të rëndësishëm...
-
Arrestohet kosovari në pikën kufitare në Maqedoninë e Veriut, prezantoi patentë shoferi fals
Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë parashtruar kallëzim penal ndaj një s...
-
Në shenjë solidarizimi me familjet e të pagjeturve, Komuna e Prishtinës ndalë dritat
Për solidarizim me familjet e të pagjeturve të luftës së fundit në Kosovë, në...
-
Nga 1 maji pa kontrolle në kufirin Kosovë – Shqipëri
Nga 1 maji do të rikthehet marrëveshja mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Sh...
-
Vërshimet në Pejë, drejtori për Shpëtim: Situata është stabile, kanalet kanë hyrë në vendin e vet
Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Pejës, Gëzim Gashi, ka folur p...
-
Pasi Kenia njohu Kosovën, Osmani takon presidentin e saj – flasin për forcimin e marrëdhënieve bilaterale
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e Kenias, Wi...
-
Pamje nga Peja, e mbushur me ujë nga vërshimet
Vërshime të mëdha janë shkaktuar në qytetin e Pejës si shkak i reshjeve të sh...
-
ShKShMK njofton për operacion shpëtimi në Malet e Sharrit, nuk tregojnë për cka është fjala
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar për një operacion...
-
KRU “Prishtina” gjobitet me 25 mijë euro nga AIP pasi shpërndante faturat pa zarf
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” Sh.A. është gjobitur me 25 mijë ...
-
“Lexuesja e buzëve” zbulon se çfarë i thanë njëri-tjetrit Trump dhe Zelensky, në funeralin e Papës
Një “lexuese buzësh” ka zbuluar se çfarë i thanë Volodymyr Zelensky dhe Donal...