Policia e Kosovës shkruan më shumë se një mijë gjoba për mosrespektim të masave kundër pandemisë
Autori: Gazeta inFokus 19:37 | 03 August 2020
Në periudhën e fundit në Kosovë është regjistruar një numër rekord i të infektuarve me koronavirusin e ri, si dhe një numër në rritje i vdekjeve si pasojë e sëmundjes COVID-19.
Nga 27 korriku deri më 3 gusht, janë regjistruar mbi 1.500 raste të reja të të infektuarve dhe rreth 50 viktima.
Kryeinspektori sanitar në Kosovë, Ibrahim Tershnjaku, tha për Radion Evropa e Lirë se në shtatë ditët e fundit, Inspektorati Sanitar, ka kryer mbi 2,000 kontrolle në të gjithë territorin e Kosovës dhe me atë rast janë shqiptuar 923 gjoba për individë, 80 për persona juridikë, si dhe certifikata e izolimit të detyrueshëm u është dorëzuar 756 personave.
Ai thotë se inspektorët, të mbështetur edhe nga Policia e Kosovës, janë në patrullime çdo ditë nga ora 05:00 deri në mesnatë.
Ndërkaq, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, Faik Hoti, thotë se është e qartë se çdo ditë po regjistrohet një numër i lartë i të infektuarve, dhe këtë situatë ai e ndërlidh me faktin e mosrespektimit të masave nga ana e të rinjëve.
“Ekipet e inspektimit dhe policisë kanë shqiptuar një numër të madh gjobash për qytetarët ditët e fundit për mosrespektimin e masave. Të gjithë jemi përgjegjës për situatën epidemiologjike në vend, institucionet, bizneser dhe vetë qytetarët ”, tha Hoti në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë.
Pakoja e fundit e masave që kanë për qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit është miratuar nga Qeveria e Kosovës më 28 korrik, dhe parashikon lëvizje të kufizuar të qytetarëve nga ora 10:30 deri 05:00 në disa komuna që kanë një numër të lartë të personave të infektuar.
Një nga masat është mbajtja e detyrueshme e maskës.
Zbatimi i masave në Kosovë monitorohet nga inspektorët sanitarë me ndihmën e Policisë së Kosovës.
Të tjera
-
Zëdhënësi i VV-së pas vendimit të PZAP-së: Prandaj fitorja do të jetë madhështore
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu, ka reaguar pas vendimit ...
-
Haradinaj në Deçan: Kosova e pastër është një prej zotimeve të kontratës tonë me qytetarët
Kandidati për President, njëherit edhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e...
-
Zyberaj: Gratë luajnë rol të rëndësishëm në ndërtimin e shtetit
Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR’së, Jetlir Zybe...
-
Flasin nga Nisma pas vendimit të PZAP-së: Do të ankohemi në Gjykatën Supreme
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka miratuar pjesërisht ankesën e N...
-
Uran Ismaili keqpërdor qytetarët që u shpenzuan në pandemi
Publikimi i rrëfimit të një qytetari për shpenzimet mjekësore gjatë pandemisë...
-
Betohet qeveria estoneze, do të udhëhiqet për herë të parë nga një grua
Kabineti 15-anëtarësh i kryeministres, Kaja Kallas, mori detyrën pasi ligjvën...
-
Vetëvendosja do të bëjë ankesë në Gjykatën Supreme
Zyrtari ligjor i Lëvizjes Vetëvendosje, Blerim Sallahu ka komentuar vendimin ...
-
Listat e kandidatëve të dënuar nuk do të zëvendësohen, do të mbesin të zbrazëta
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka vendosur që të mos u le...
-
Vetëvendosje e konsideron “fake news” vendimin e PZAP-së që nuk i lejon Kurtit kandidimin në zgjedhje
Paneli Zgjedhor i Ankesave dhe Parashtresave (PZAP), ka refuzuar pjesërisht a...
-
Kjo është surpriza e veçantë që iu bë Lahi Brahimajt për ditëlindje
Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lahi Brahimaj gjatë ditës së mart...
-
Një 3-vjeçar bie nga lartësia në Vushtrri, dërgohet në QKUK
Një 3-vjeçar ka rënë nga kati i dytë i një objekti në Vushtrri, me ç’rast ka ...
-
Valmir Elezi: KQZ do të veprojë në përputhje me vendimet e PZAP-it
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar vendimet nga Paneli Zgjedhor për An...