Lajme

Policia e Kosovës sekuestron rreth një mijë kilogram duhan

Autori: Gazeta inFokus 15:22 | 22 December 2021

Policia kufitare e Kosovës gjatë së mërkurës ka sekuestruar rreth një mijë kilogram duhan, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, i dyshuari për kontrabandim me inicialet S.S ishte duke u futur në territorin e Kosovës nga Maqedonia e Veriut, me një furgon të tipit Wolsfagen LT.

“Pas tentativës së tij për t’ju shmangur ndalimit policor dhe futjes së tij në zone urbane në qytetin e Vitisë dhe tentimit të arratisjes se bashku me mallin, autoritetet tona kufitare kanë arritur ta ndalojnë të dyshuarin rreth orës 13:35 në afërsi të tregut të gjelbër”, thuhet në një komunikatë të policisë të lëshuar për media.

-Advertisement-

Policia ka njoftuar se me rastin është duke u marrë Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Kufitare Lindje dhe se vendimet e mëtejme do të ndërmerren në konsultim me prokurorin.

“Pas hetimeve preliminare në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse malli i konfiskuar do t’i dorëzohet Doganave të Kosovës”, thuhet në komunikatë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera