Lajme

Policia e Kosovës “rri” e mbrojtur, furnizohen me dorëza të reja

Autori: Gazeta inFokus 20:11 | 30 January 2025

Policia e Kosovës do të pajiset shumë shpejt me dorëza të reja, pas finalizimit të një tenderi të rëndësishëm përmes platformës E-prokurimi.

Pas disa ditëve procedurash, është përmbyllur një kontratë që ka një vlerë prej 145 mijë eurosh.

Fillimisht, buxheti për këtë tender kishte qenë 225 mijë euro, por në fund, operatori “Fitim Bilalli” doli fitues me ofertën e tij, transmeton IndeksOnline.

-Advertisement-

Në konkurrencë për këtë tender ishin katër operatorë ekonomikë, të cilët dorëzuan ofertat e tyre.

Ky projekt synon përmirësimin e kushteve për efektivët e policisë dhe do të sjellë një nivel më të lartë mbrojtjeje për ta gjatë detyrës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera