Lajme

Policia e Kosovës: Reciprociteti i targave po zbatohet pa asnjë problem

Autori: Gazeta inFokus 19:16 | 26 September 2021

Policia e Kosovës ka thënë se vendimi i Qeverisë për pagesën e targave të përkohshme RKS e veturave që vijnë nga Serbia për në Kosovë është duke u zbatuar pa ndonjë vështirësi.

Nëpërmjet një komunikate të lëshuar për medie, Policia ka ndarë disa fotografi në të cilat shihen punonjësit doganorë duke larguar targat e Serbisë dhe duke i vendosur ato të përkohshme të Kosovës.

“Policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj është duke vazhduar ndërmarrjen e veprimeve policore në nivel vendi, me qëllim të zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë konkretisht targave të automjeteve. Vendimi i institucioneve të RKS-së, po zbatohet duke iu mundësuar qytetarëve pajisjen me targa dhe mundësimin e qarkullimit tyre pa vështirësi”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera