Lajme

Policia e Kosovës po zhvillon bastisje në fshatin ku ndodhi shpërthimi i kanalit

Autori: Gazeta inFokus 09:15 | 30 November 2024

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për aktin terrorist që ndodhi mbrëmë në kanalin e Ibër-Lepencit.

Prandaj, mëngjesin e sotëm është duke kryer një operacion në të paktën dy lokacione në fshatin Varage të Zubin Potokut, vendin ku ndodhi shpërthimi.

Këtë e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut të Kosovës, Veton Elshani.

-Advertisement-

“Po mund të konfirmoj se jemi duke kryer bastisje, mirëpo tash për tash nuk mund të them asgjë”, ka thënë Elshani për Gazetën Infokus.

Policia ka kontrolluar edhe mbrëmë një shtëpi në këtë fshat, pak pas shpërthimit.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera