Policia e Kosovës operacion të përbashkët me FBI dhe SPAK- Kapen tre persona, shisnin të dhëna personale të amerikanëve
Autori: Gazeta inFokus 16:05 | 12 December 2024
Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike në bashkërendim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, pas veprimeve hetimore disa mujore, ka zbatuar urdhëresën e Gjykatës me ç’rast janë zhvilluar kontrolle në 2 lokacione të ndryshme, në Prishtinë dhe Gjilan.
Këto dy raste (RYDOX dhe BlackDB) janë hetuar në bashkëpunim me autoritetet e ShBA-së (Prokurorinë dhe Byronë Federale të Hetimeve – FBI). Në rastin RYDOX ka pasur bashkëpunim edhe me autoritetet e Shqipërisë (SPAK dhe Policia e Shtetit – Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike) ku është bashkërenduar operacioni policor me ç’rast edhe në Shqipëri është arrestuar një person i dyshuar si bashkëpunëtor i dy të dyshuarve nga Kosova.
Të dyshuarit në rastin RYDOX, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, kanë themeluar dhe udhëhequr për disa vite me radhë tregun kriminal online “RYDOX”. Ky treg online ka qenë i dedikuar për keqbërës të cilëve u ka ofruar, shitur dhe trafikuar produkte dhe shërbime të kundërligjshme, përfshirë të dhëna personale të viktimave (shtetas amerikan) si: emra, adresa, numra të sigurimit social, patent shoferi, e-mail adresa dhe fjalëkalime, dhe të dhëna të llogarive bankare për qasje online.
Tregu kriminal online ka qenë i vendosur në një server në Malajzi, dhe në bashkëpunim me autoritetet e Malajzisë ky server është sekuestruar.
I dyshuari në rastin BlackDB, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, ka udhëhequr për disa vite me radhë administrimin e tregut kriminal online “BlackDB”. Ky treg kriminal online ka ofruar për shitje të dhëna të llogarive dhe serverëve të komprometuar, të dhëna të kartave të kreditit, dhe të dhëna tjera personale të shtetasve amerikan. Keqbërësit kibernetik, me të dhënat që janë furnizuar nga tregu “BlackDB” i kanë përdorur për qëllime të ndryshme kriminale, përfshirë mashtrimet me taksa, mashtrime me kartela krediti, dhe vjedhje identiteti.
Gjatë këtij operacioni policor, janë arrestuar 3 (tre) persona të dyshuar të cilët janë gjetur në lokacionet përkatëse.
Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar:
– Kriptovaluta;
– Kompjuterë llaptop;
– Shtëpiza kompjuteri;
– Telefona mobil;
– Pajisje memorizuese;
Me vendim të Prokurorit Special tre të arrestuarit ndalohen për 48 orë. Rasti është në proces të mëtutjeshëm hetimor. Gjithashtu, veprimet në të ardhmen do të merren në bashkërendim me autoritetet e ShBA-së.
Të tjera
-
Bedri Hamza: Lista e PDK-së, pa asnjë kandidat me aktakuzë dhe me shumë hapësirë për gratë e të rinjtë
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Hamza: Përparësia ime si kryeministër është se unë nuk shkoj aty për të mësuar
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, gja...
-
“Devolli Corporation” vazhdon sponsorizimin e Klubit të Basketbollit Peja
Gjiganti ekonomik “Devolli Corporation” ia shtrëngoi edhe njëherë dorën atij ...
-
Kjo është arsyeja “e jashtëzakonshme” pse Besnik Bislimi u la jashtë listës për deputet nga LVV-ja
Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit zëvendëskryeministri Be...
-
ShBA-ja njofton se Liridon Masurica është i arrestuari në aksionin e sotëm në Kosovë
Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike n...
-
Mbërrin në Kosovë grupi i 37 rotativ i Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it
Në Kosovë, sot ka zbarkuar grupi i 37 rotativ nga Polonia i Njësisë Policore ...
-
Hoxha me Yamanakan e Japonisë, diskuton për situatën e sigurisë në Kosovë
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha me bashkëpunëtorë priti në taki...
-
BE kërkon dërgimin e draft-statutit në Kushtetuese, masat mbetën në fuqi
Këshilli i Bashkimit Evropian do t’i kërkojë Kosovës që të formojë Asociacion...
-
Refuzohet kërkesa për ndërprerjen e paraburgimit ndaj të dyshuarit për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit
Gjykatat e Apelit ka refuzuar ankesën e mbrojtësit të Dragisa Vicentijeviq, a...
-
Pëlcet gypi kryesor furnizues në Sfaraqak, banorët e fshatit mbesin pa ujë deri nesër
Si pasojë e pëlcitjes së gypit kryesor furnizues në dy lokacione, konsumatorë...
-
Haradinaj: Me Gjilanin kam një lidhje shpirtërore që është ndërtuar mbi respektin dhe mikpritjen
Kandidati për Kryeministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qëndruar...
-
IRDK-ja e Elbert Krasniqit publikon listën e 41 kandidatëve për deputetë
Partia e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqit, Ini...