Lajme

Policia e Kosovës njofton se janë mbyllur përkohësisht kufijtë në Jarinje e Bërnjak

Autori: Gazeta inFokus 18:17 | 10 December 2022

Policia e Kosovësa ka njoftuar se tani ka mbyllur për qarkullim edhe Pikën Kufitare Bërnjak për shkak të bllokimeve që janë krijua ratje.

Policia përmes një komunikate për media ka kërkuar nga qytetarët që të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare për qarkullim.

Po ashtu, Policia më parë ak njoftuar se derisa rrugët janë të bllokuara, edhe pika kufitare në Jarinje është mbyllur përkohësisht.

-Advertisement-

“Bazuar në vlerësimet policore, po ashtu si masë paraprake e sigurisë, përderisa ka disa bllokime edhe në rrugën në drejtim të Pikës Kufitare Bërnjak, Policia e Kosovës tani ka mbyllur përkohësisht për qarkullim edhe këtë pikë kufitare.

Meqë tani dy Pikë Kalimet Kufitare në veri të vendit janë mbyllur për qarkullim si pasojë e barrikadave të vendosura, ftohen qytetarët që të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera