Lajme

Policia e Kosovës ngreh alarmin: Po dërgohen emaile në emër të zyrtarëve të policisë, me logo të qeverisë e Europolit

Autori: Gazeta inFokus 15:40 | 27 July 2023

Policia e Kosovës ka ngritur alarmin se dikush po dërgon emaile në emër të zyrtarëve të Policisë së Kosovës, ku në këto emaile po kërkohet nga qytetarët që të zbatojnë urdhër të gjykatës dhe të paraqiten në këto institucione të drejtësisë.

Përmes një komunikate policia ka dërguar edhe dy shembull se si po dërgohen këto emaile, e ato shihet të kenë edhe vulën e policisë, madje njëra nga ta mban edhe logon e qeverisë dhe të Europolit.

“Shpërndarja e këtyre e-mailave, kinse janë e-maila zyrtar të lëshuar në emër të zyrtarëve të lartë të PK-së, përfshirë edhe një dokument që përmban logo të PK-së, logo qeveritare, vule të ndryshme dhe një mbishkrim të EUROPOL, kinse janë lëshuar me qëllim të njoftimit të palës së caktuar për urdhër gjykate, nuk janë dokumente zyrtare të Policisë së Kosovës, e aq më pak të lëshuara nga zyrtarë të lartë brenda PK-së, por janë e-maila dhe dokumente të falsifikuara për përdorim me qëllime të caktuara”, thuhet në njoftimin e policisë.

-Advertisement-

Policia e Kosovës ka theksuar se email-at e dërguara nuk janë lëshuar nga zyrat e tyre dhe se të njëjtat nuk janë të shkruara as në formatin zyrtar.

“Siç e kemi theksuar në sqarimin e parë, tani edhe në sqarimin e dytë e ri-theksojmë se, në e-mailin dhe dokumentin e falsifikuar, janë përdorur emrat e zyrtarëve të lartë të PK-së dhe logot e ndryshme, por se ri potencojmë se nuk janë dokumente zyrtare, nuk përmbajnë formatin dhe shkrimin zyrtar të PK-së, si dhe nuk janë lëshuar nga adresat zyrtare të Policisë së Kosovës.

Me qëllim që të sqarohet opinioni dhe personat të cilët mund të pranojnë ndonjë e-mail apo dokument të tillë, Policia e Kosovës i bën publike këtë dokument të falsifikuar dhe formën e e-malit po ashtu të falsifikuar, të cilat i gjeni të bashkangjitura, me qëllim që të mos krijoj shqetësime të panevojshme te qytetaret”, thuhet në raportin e Policë për mediat. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera