Lajme

Policia e Kosovës ndihmon banorët e bllokuar nga bora në Rugovë

Autori: Gazeta inFokus 16:13 | 03 December 2021

Policia e Kosovës ka vizituar banorët që deklaruan se kanë mbetur të ngujuar në Stankaj të Rugovës, shkruan Gazeta Infokus.

Gjatë ditës së djeshme në orët e hershme të mëngjesit, Policia Kufitare ka vizituar qytetarët e bllokuar nga bora në fshatin Stankaj në Bjeshkët e Rugovës me qëllim që të ju dalin në ndihmë për nevojat që ata mund të kenë.

Qytetarët janë ndihmuar nga patrulla kufitare që të dalin në rrugë të kalueshme .

-Advertisement-

Njoftimi i Plotë i Policisë së Kosovës:

“Dje, më datë 02.12.2021, nga disa media elektronike është raportuar për një qytetar, i cili ka deklaruar se është bllokuar nga bora në fshatin Stankaj në Bjeshkët e Rugovës. Sot, më datë 03.12.2021, në orët e hershme të mëngjesit, Policia Kufitare gjegjësisht Drejtoria e Policisë Kufitare” Perëndimi” në Gjakovë, kanë vizituar qytetarët e bllokuar G.F si dhe D.N me qëllim që të ju dalin në ndihmë bazuar në nevojat që ata mund të kenë. Qytetarët janë ndihmuar nga patrulla kufitare që të lëvizin me veturën e tyre dhe të dalin në rrugë të kalueshme ku pastaj ata kanë vendosur të vazhdojnë qëndrimin e tyre në fshatin Stankaj” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera