Lajme

Policia e Kosovës me masa  të rrepta para ndeshjes Kosovë-Angli

Autori: Gazeta inFokus 12:44 | 17 November 2019

Kanë mbetur edhe disa orë para fillimi të ndeshjes se shume pritur ndërmjet Kosovës dhe Anglisë.

Që gjithçka të jetë e sigurt, Polica e Kosovës ka marrë disa masa që  të krijohet një ambient i qetë, shkruan Gazeta inFokus.

“Policia e Kosovës, me rastin e zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare në futboll ku do të takohen Kombëtarja e Kosovës dhe Anglisë, permes një urdhëri operativ ka percaktuar planifikimet operacionale policore për mbarëvajtjen e kesaj ndeshje në aspektin e sigurisë”, thuhet në një njoftim për medie.

-Advertisement-

Ky operacionit policor sipas PK-së ka për qëllim; Krijimi i një ambienti të qetë dhe të sigurtë për të gjithë qytetarët, mbrojtja e jetës dhe pronës publike dhe private, ndermarrja e masave ligjore ndaj çdo veprimi të kunderligjshëm, kontrollimi i turmave pjesëmarrëse dhe menaxhimi i trafikut në veqanti në ato lokacione ku ka frekuentim më të theksuar të automjeteve dhe qytetarëve/

Gjithashtu për shkaqe të sigurisë Policia ka ndërpre nga ora 07:00 qarkullimin i veturave në drejtim të Stadiumit, pra në këtë zonë nuk lejohet asnjë veturë të gjendet e parkuar për shkaqe të sigurisë.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Anglisë do të zhvillohet nga ora 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera