Lajme

Policia e Kosovës me detaje për rastin “Escorta”, në Gjykatë u çuan 24 meshkuj kosovarë, u morën masa edhe për 26 femra të huaja

Autori: Gazeta inFokus 16:34 | 28 December 2024

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se  Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNj),  vazhdën e realizimit të objektivave vjetore, gjatë vitit 2024, kanë trajtuar edhe rastet që lidhen me dukurinë e njohur si ‘Escorta’, raporton Express.

Hetuesit kanë monitoruar faqe të internetit, rrjete sociale e kanë kryer mbledhje të fakteve e provave nga tereni. Gjatë vitit, lidhur me këtë dukuri, nën dyshimin për përfshirje në veprimtarinë “Marrie me prostitucion’, policia ka trajtuar 22 raste.

Gjatë trajtimit të këtyre rasteve, hetuesit policorë kanë identifikuar 50 persona të dyshuar (26 femra dhe 24 meshkuj). Kurse, sa i përket shtetësisë Policia e Kosovës njofton se personat e dyshuar të përfshirë në këtë veprimtari janë: 12 femra shtetase të Kolumbisë, 10 femra shtetase të Venezuelës, 2 femra shtetase të Perusë, 1 femër shtetase e Turqisë, 1 femër shtetase e Ukrainës dhe 24 meshkuj shtetas kosovarë.

-Advertisement-

Të gjitha këto raste janë  referuar Gjykatave Themelore (Departamenti për Kundërvajtje), ku personat e përfshirë (femra dhe meshkuj) janë dënuar nga gjykatat me gjoba në të holla, ndërsa shtetaseve të huaja nga gjykata u është lëshuar masa plotësuese Urdhër-Dëbim nga territori i Republikës së Kosovës dhe ndalesa e hyrjes prej 3 vite në vendin tonë.

Të gjitha këto raste, për realizimin e masës Urdhër-Dëbim sipas kompetencës është marrë Policia Kufitare.

Policia ka falënderuar qytetarët për bashkëpunim dhe mbetet e përkushtuar të vazhdojë, të hetojë e të merr masa parandaluese ndaj kësaj dukurie dhe rasteve tjera kundër ligjore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera