Policia e Kosovës me aksion edhe në spitalin e Mitrovicës së Veriut, drejtuesit e tij thonë se nuk u paralajmëruan
Autori: Gazeta inFokus
11:59 | 29 Shtator 2023
Drejtori i Qendrës Spitalore Klinike në Mitrovicë të Veriut, Zlatan Elek, ka thënë se policia e Kosovës ka ndërhyrë në këtë institucion, i cili është paralel dhe financohet nga shteti i Serbisë.
Elek tha se sulmi ka qenë i dhunshëm dhe është kryer pa dijeninë e punonjësve të këtij institucioni mjekësor dhe as njoftimin paraprak.
Ai tha në konferencën për media se sot në mëngjes rreth orës 6 ka ndodhur ndërhyrja e policisë, sipas tij, “njësiti antiterror, me armë të gjata dhe forcat speciale me rreth 15 xhipa të blinduar”.
“Asnjë nga drejtuesit e administratës, duke filluar nga unë, nuk ishte i informuar. Ka pasur një thyerje të dhunshme në derën e lavanderisë” dhe një derë tjetër, ka thënë Elek, transmeton Klankosova.tv.
Doktori Zlaten Elek tregon se 15 minuta pas nisjes së aksionit, “komandanti serb ka folur me ta dhe ka thënë se kanë urdhër bastisje nga gjykata”.
“Kur pyetëm se çfarë kërkonin, ai nuk donte të përgjigjej, na tha se donte të shihte edhe dhomën ku ndodhet video survejimi nga porta e hyrjes, i shpjegova dhe i thashë që nuk ka nevoja për një ndërhyrje të dhunshme, se po shkaktonte ankth te punonjësit, te studentët që vinin për praktikë, te pacientët tanë, dhe ne ishim sa më konstruktivë dhe u ofruam të hapnim çdo dhomë, gjë që ata refuzuan dhe nuk donin të flisnin”, thotë Elek.
Sipas tij, nga zyra e shefit të sigurimit të spitalit në Mitrovicë të Veriut është marrë video-incizimi dhe është dorëzuar një raport në gjuhën shqipe, pa dygjuhësi, në të cilin thuhet se është bërë kontroll dhe se nuk është gjetur asgjë.
“Nuk e dimë as se çfarë është kërkuar. Punëtori që ka firmosur raportin është mërzitur, ka kërkuar ndihmë psikiatrike, në orën 07:15, kur pothuajse të gjithë punëtorët kanë ardhur në punë, janë larguar nga rrethi i Spitalit pa asnjë shpjegim se pse ata e kanë bërë këtë dhe unë pretendoj pa nevojë”, tha Elek.
Zëvendësdrejtori i Spitalit të Mitrovicës Veriore dhe ish-kryetar i komunës së Zveçanit, Dragisha Miloviq tha se ndoshta dikush po përpiqet t’i frikësojë ata në këtë mënyrë, të largohen nga puna, por se ata do të vazhdojnë të punojnë.
Ai tha se ky spital nuk bën dallime etnike, dhe trajton të gjitha komunitetet. “Është i vetmi spital multietnik në qendër të qytetit ku trajtohen edhe pacientë të tjerë – joshqiptarët, romët, të gjithë. Jemi të hapur për të gjithë”, tha Miloviq në konferencë për media pas aksionit të policisë së Kosovës në këtë objekt shëndetësor.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
































