Lajme

Policia e Kosovës mban konferencë rajonale

Autori: Gazeta inFokus 09:55 | 18 May 2018

Përfaqësuesit e policisë së Shqipërisë, Kroacisë, të Maqedonisë, Sllovenisë dhe Kosovës po vazhdojnë edhe sot konferencën rajonale dy ditore të drejtuesve të policive në Prishtinë.

Kjo konferencë, nikoqir i të cilës është ushtruesi i detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Naim Rexha dhe i ndihmuar nga Misioni EULEX, është duke u organizuar për ta promovuar më tej bashkëpunimin rajonal pas konferencës së suksesshme të drejtuesve të policive që u mbajt në Shkup më 9 dhe 10 shtator të vitit 2016.

“Qëllimi i kësaj konference është që përfaqësuesit e lartë të policive nga rajoni të mblidhen së bashku për t’i shqyrtuar kërcënimet dhe rreziqet strategjike që i paraqet krimi i organizuar ndërkombëtar dhe terrorizmi, dhe se si mund të ndikojë kjo në paqen dhe stabilitetin rajonal. Përveç kësaj, konferenca synon t’i nxjerrë në pah mundësitë dhe përfitimet të cilat i ofron rritja e bashkëpunimit rajonal. Në Konferencë do të marrin pjesë Drejtorët e Përgjithshëm të Policisë nga Sllovenia, Kroacia, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Shqipëria dhe Kosovës të shoqëruar nga Drejtorët e tyre të Hetimeve”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Në këtë konferencë, të gjithë drejtorët e policive të rajonit ranë dakord që ta intensifikojnë shkëmbimin e informacioneve dhe t’i identifikojnë të gjitha mjetet e mundshme për shkëmbimin sa më të shpejtë dhe efektiv të informacioneve.

Përveç kësaj, drejtorët u zotuan që të vazhdojnë me organizimin e konferencave rajonale në mënyrë të rregullt për ta promovuar më tej ndihmën dhe bashkëpunimin e ndërsjellë në shkëmbimin dhe mbledhjen e informacioneve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera