Lajme

Policia e Kosovës konfiskon rreth 150 kilogramë marihuanë

Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 13 Shtator 2017

Policia e Kosovës në një operacion të koduar “Çelësi” të realizuar më 11 dhe 12 shtator ka konfiskuar 135 kilogramë marihuanë ne rrugën Gjilan Ferizaj në fshatin Bibaj .

Marihuana ishte fshehur në 40 dyer të cilat ishin të destinuara për tregun e jashtëm, shkruan Infokusi.com

Në konferencën e Policisë së Kosovës u tha se me datën 11 është arrestuar një person por që pas intervistimit është liruar me datën 12 shtator janë arrestuar i dyshuar B.Z 37 vjeçar , F.A 34 vjeç, A.A 45 vjeç, dhe B.H 34 vjeç dhe 2 persona të tjerë.

-Advertisement-

Pas intervistimit nga policia F.A dhe B.Z  u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë ndërsa 3 të dyshuar të tjerë janë liruar, shkruan Infokusi.com

Dyshohet që prejardhja e narkotikut është nga Shqipëria ndërsa destinim ishin vende e BE-së saktësisht Zvicra./INFOKUSI

 

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy