Sport

Policia e Kosovës konfirmon sulmin e gjyqtarit në Gjilan, interviston tre persona

Autori: Gazeta inFokus 20:13 | 23 October 2019

Pas përfundimit të ndeshjes Gjilani – LLapi, të cilën skuadra gjilanase e fitoi me rezultat 3:0 është sulmuar gjyqtari anësor Meriton Berisha.

Berisha është sulmuar nga tre persona dhe rastin për Insportin e ka konfirmuar Policia e Kosovës ku thuhet se janë arrestuar dy persona.

“Sot me të përfunduar ndeshja e futbollit në mes të Gjilanit dhe Llapit, disa shikues dyshohet ta kenë sulmuar njërin nga referat që ka referuar ndeshjen”.

-Advertisement-

“Për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit. Të dyshimtit janë duke u intervistuar. Policia e Kodovës është duke e hetuar rastin”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit.

Gjilani aktualisht është lider në Superligë me 24 pikë pas 11 xhirio të zhvilluara.

Gjilanasit deklasuan sot Llapin, 3:0.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera