Lajme

Policia e Kosovës këtë muaj duan t’i marrin pagat sipas Ligjit të Pagave

Autori: Gazeta inFokus 19:23 | 11 December 2019

Nënkryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës Shaban Tasholli, ka kërkuar implementimin e Ligjit të pagave .

Ai tha se Sindikata e Policisë e kundërshton shfuqizimin e Ligjit për Pagat, shkruan gazeta inFokus.

“Pakënaqësia është në nivelin e lartë dhe nëse kërkesat tona mbesin ashtu siç dëshiron dikush, në nuk do të rrimë duarkryq”.

-Advertisement-

Nivelizimi i pagave është aprovuar nga qeveria. Kemi pasur vështirësi sepse paga e policëve ka qenë shumë e ulët.

Jemi pajtuar, është pajtuar kryeministri dhe qeveria dhe është bërë ai ligj ashtu. E tani një punë që kalon të gjitha fazat të kthehet mbrapsht ?!.
Ne këtë muaj duam t’i marrim pagat ashtu siç është e nënshkruar”, ka thënë Tasholli në Info Magazinë.

Tasholli nuk e la anash edhe mundësinë e futjes në greve, megjithatë theksoi se përderisa janë në pritje të pagave nuk do të ndërmarrin ndonjë veprim./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera