Lajme

Policia e Kosovës jep këshilla për vozitje gjatë mjegullës

Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 09 November 2022

Policia e Kosovës ka dalur me një njoftim ku ka dhënë këshilla për shoferët se si të jemi më të sigurt në timon gjatë mjegullës, shkruan Gazeta Infokus.

Ky njoftim ka ardhur në kohën kur kur temperaturat kanë filluar të bien dhe mjegulla ka filluar të jetë prezente, kujdesi në vozitje duhet të jetë maksimal.

“Përdorni dritat e mjegullës. Mbani nën kontroll shpejtësinë e lëvizjes. Mbani vëmendjen, mjegulla mund të krijojë një iluzion optik”, thuhet në postim.

-Advertisement-

Policia bënë të ditur se vetëm gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 33 aksidente trafiku.

11 prej tyre ishin me persona të lënduar dhe 22 të tjerë me dëme materiale./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A e dini ku janë ZBRITJET ma t’mdhaja për festën e Bajramit?
-Advertisement-

Të tjera