Lajme

Policia e Kosovës i konfiskon një armë një qytetari gjatë një kontrolle në Bresje të Fushë-Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 21:04 | 24 November 2020

Policia e rajonit të Prishtinës po vazhdon punën e saj me qëllim kapjen e armëve dhe municioneve të cilat posedohen nga personat e ndryshëm.

“Në kontekstin e kësaj sot më datë 24.11.2020 rreth orës 19:00, në Bresje të Fushë Kosovës, policia ka ndaluar veturën “Mazda” me targë Kosove, dhe pas kontrollit të detajuar që policia i ka bërë veturës dhe vozitësit ka arritur që të gjej në brezin e të dyshuarit dhe të sekuestroj, një revole të tipit TT, – M57, kalibër 7.62 mm, tetë copë fishek, kalibër 7.62 mm, dhe një karikator”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës Agron Borovci.

Borovci ka thënë se i dyshuari, S. N, mashkull 42 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera