Lajme

Policia e Kosovës gjenë eshtrat e njeriut që dyshohet se i përkasin luftës së vitit 1998/1999

Autori: Gazeta inFokus 17:31 | 05 October 2023

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës në bazë të analizës së informatave të pranuara, ka arritur që të siguroj informacione për mbetje eshtrore të një trupi të njeriut, i cili figuron në Listën Kombëtare të Personave të Zhdukur me Forcë gjatë periudhës së luftës së vitit 1998/1999.

Pas identifikimit të lokacionit të dyshuar, në vendin e ngjarjes përveç njësive përkatëse policore, kanë dalur edhe Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore, ku pas gërmimit/ekshumimit, janë hasur gjetje eshtrore me interes forenzik që besohet se janë të trupit të njeriut dhe dyshohet se i përkasin periudhës së luftës së fundit.

“Lidhur me rastin, tërheqjen e gjetjeve eshtrore e ka kryer Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe të njëjtat janë dërguar në IML për obduksion dhe identifikim.
Po ashtu pas veprimeve të ndërmarra rreth këtij rasti, për këtë lokacion është lëshuar urdhëresë nga Gjykata Themelore Departamenti Special- Prishtinë dhe ky vend mban Kodin TWE”, thuhet në komunikatën e policisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera